Kurti: Partneriteti për Paqe në kuadër të NATO-s është synimi ynë i radhës

Pas aplikimit për Këshill të Evropës e pas aplikimit për anëtarësim në BE, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, do të jetë hapi tjetër i radhës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian si një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë e fundit.

Pas dorëzimit të aplikimit për në BE, kreu i ekzekutivit ka thënë se në vitin e ardhshëm (2023), Kosova do të përgatitet të integrohet në oraganizata ndërkombëtare, me një synim të veçantë në Partneritetin për Paqe (NATO).

“Në vitin e ardhshëm do të përgatitemi që sa më shumë të integrohemi në organizata ndërkombëtare e një synim të veçantë e kemi Partneritetin për Paqe, ku është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtetet si Bjellorusia, e nuk është Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, është e domosdoshme që Kosova të hyjë në Programin për Partneritetin për Paqe.

Kurti ka theksuar se Kosova e ka dëshmuar veten edhe sa u përket vlerave politike e të demokracisë, por edhe e ka demonstruar përgatitjen sa i përket mbrojtjes dhe kapaciteteve ushtarake.

“Partneriteti për Paqe është gjëja e ardhshme për aplikimin tonë. Sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë, në anën tjetër ka më shumë punë që bëhet e nuk dihet sidomos nga ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës përmes lobimeve që ne i realizojmë në takime të dendura me shtetet të cilat e kanë të drejtën vendimmarrjes sa i përket aplikimit tonë”.

“Pas aplikimit për Këshill të Evropës, pas aplikimit për anëtarësim në BE, shpresojmë që ta bëjmë hapin e radhës sa i përket NATO-s, ku i kemi 4 shtete mosnjohëse, për dallim nga BE-ja ku janë 5 shtete mosnjohëse”, shtoi Kurti.

Kosova aplikoi të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ceremonia u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.


Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika