Kurti pas bisedës me Chollet: Propozimi i BE-së, bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas bisedës me Këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka thënë se propozimi i BE-së pranohet si bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se natën e kaluar me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, kanë diskutuar për rëndësinë e ecjes së dialogut përpara dhe propozimit të BE-së. Ai ka theksuar se propozimi i BE-së është i pranuar si bazë e mirë për bisedime të mëtejshme.

“Natën e kaluar me Chollet, diskutoi rëndësinë e ecjes përpara në dialog bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si një bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në NATO”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira dhe fqinjësore me Bashkimin Evropian, e gjithashtu edhe e përkushtuar për integrim në NATO.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika