Kurti pas liberalizimit të vizave: U hoq një padrejtësi e madhe
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, e kanë mbajtur një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave. Kurti tha se një janari shënon edhe heqjen e një padrejtësie të madhe për qytetarët e Kosovës. Ai bëri të ditur se 50 qytetarë do […]
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, e kanë mbajtur një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave.
Kurti tha se një janari shënon edhe heqjen e një padrejtësie të madhe për qytetarët e Kosovës.
Ai bëri të ditur se 50 qytetarë do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Austrisë, të mundësuar nga Qeveria.
“Kjo ditë është e rëndësishme. Po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet edhe një e drejtë e madhe. Bashkë me të po forcohet edhe pasaporta jonë. Forcimi i dokumenteve tona të udhëtimit, është forcim i dinjitetit tonë si shtet në arenën ndërkombëtare. 50 qytetarë do të udhëtojnë për në Vjenë, ata e fituan këtë të drejtë në kuadër të fushatës tonë informuese. Për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.
Ndryshe, këto janë disa kushtet që duhet t’i plotësoni para se të udhëtoni në zonën Schengen:
Pasaportë biometrike, informata e dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, dëshmi të vendit ku do të qëndroni hotel apo tek të afërmit, detajet e udhëtimit përfshirë biletën kthyese, dokumentet e nevojshme të veturës përfshirë kartonin e gjelbërt dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.
Liberalizimi i vizave mund të sjellë mungesë të parave “cash” në Kosovë















