Kurti pas mesnatës në terren për t’i parë nga afër punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë
Kryeministri i Kosovës, ka dalë pas mesnatës për t’i parë nga afër punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë. “Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës”, ka theksuar […]
Kryeministri i Kosovës, ka dalë pas mesnatës për t’i parë nga afër punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.
“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës”, ka theksuar ai.
Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për punëtorët që po punojnë që këtë projekt t’a realizojnë në kohë.
“I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Qeveria për Komuna”, ka përfunduar kryeministri.















