Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve ua ka dhënë fjalën huliganëve.

Kurti ka theksuar Serbia ka ndaluar një festival që është nismë e Bashkimit Evropian.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia ndaloi të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin e ‘Mirëdita, dobar dan’”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Po ashtu, ai ka thënë se festivali është rrëmbyer nga udhëheqësit e Serbisë.

“Festivali kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga zëvendëskryeministrit i Serbisë Aleksandar Vulin dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar tutje ai.

After refusing once again to sign the EU-facilitated, U.S.-endorsed Basic Agreement, Serbia on Thursday shut down yet another EU-sponsored initiative, “Mirëdita, Dobar Dan”.

A cultural festival with a decade-long history of celebrating diversity and bringing together artists…

— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024

Festivali “Mirëdita, Dobar dan” që organizohet në Beograd nga OJQ serbe dhe kosovare, me urdhër të Serbisë edicioni i 11-të nuk do të mbahet me arsyetimin se i njëjti paraqet rrezik për cenimin e sigurisë së njerëzve dhe të pronave prej prishjes së rendit.

Me urdhër të Qeverisë së Serbisë anulohet festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd