Kurti pas sekuestrimit të armëve: Mora letër kërcënuese nga terroristët, në trazirat në veri u përfshinë anëtarë të Wagnerit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar ”letër kërcënuese nga terroristët”, pas sekuestrimit të një sasie të madhe të armëve në veri, teksa shton se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri pak muaj më parë kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar ”letër kërcënuese nga terroristët”, pas sekuestrimit të një sasie të madhe të armëve dhe të municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Kështu ka thënë ai në një intervistë për median estoneze “Delfi”, teksa ka folur edhe për përfshirjen e Rusisë në tensionet e shtuara në mes të Kosovës dhe Serbisë.

”Kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, është shprehur ai.

Kreu i ekzekutivit, derisa ka përmendur komunat në veri të vendit, ka theksuar se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri pak muaj më parë kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner.

Ndërkaq, Kurti foli edhe për posedimin e provave që ”disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit mercenar”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika