Kurti pas shtrenjtimit të rrymës: Do t’i mbështesim qytetarët, familjet me asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës ka folur për herë të parë pas vendimit për shtrenjtim të rrymës për 15.4%.

Ai ka thënë shkurt se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë qytetarët edhe pas këtij vendimi, me anë të subvencionimit për familjet, të cilat konsumojnë energji elektrike deri në 800kw në orë, kurse familjet me asistencë sociale, sipas tij, do të kenë trajtim të veçantë.

“Mbështetja jonë për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të ZRrE-së, ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet në konsum të energjisë deri në 800 kw në orë, kurse grupet e cenueshme, siç janë familjet në asistencë sociale, do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë ai.

Kurti tutje tha se Qeveria deri më tani i ka investuar 9 milionë euro për renovimin e 70 ndërtesave publike si, shkollave, çerdheve publike e kështu me radhë.

Me rreth 9 milionë euro kemi renovuar dhe bërë efiçiente 70 ndërtesa publike, shkolla dhe çerdhe publike, etj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika