Kurti pas takimeve me Hamzën e Abdixhikun: Ende herët për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja lidhur me takimet e djeshme me liderët opozitarë në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurti ka theksuar se është ende herët të flitet për rezultate konkrete nga këto konsultime, njofton Dukagjini.

“Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se mbeten të angazhuar dhe të përkushtuar që vullneti i shprehur i qytetarëve të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja dhe funksionale.

“Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika