Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se gjatë vizitës në Shqipëri i ka njoftuar krerët e shtetit për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“I informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe ankesin e zbatimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Çdoherë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti i saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial. Por gjithashtu të na ndihmojnë edhe në anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, meqenëse e dimë që Shqipëria ka edhe ulëse në OKB dhe është gjithandej pjesëmarrëse e anëtare”, ka shtuar Kurti.

Më tej, kryeministri Kurti ka thënë se krerët e Shqipërisë i ka njoftuar për situatën komplekse në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Njëkohësisht desha që t’i informoj në mënyrë që një situatë komplekse e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë sa më e qartë për ta, në mënyrë që edhe mbrojtja që do t’i bëjnë Kosovës të jetë sa më e saktë dhe e dobishme”, ka përfunduar Kurti.