Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka rezultuar me marrëveshje politike mes dy subjekteve.

Pas përfundimit të takimit, Kurti tha se një marrëveshje do të ishte lajm, por se ajo ende nuk është arritur.

“Lajm do të ishte po të kishte marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi”, ka deklaruar Kurti para mediave.

Megjithatë, Kurti ka deklaruar se takimet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë, ndërsa ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për bashkëpunim me LDK-në.

Kurti foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ky institucion nuk duhet të shihet si pjesë e përfaqësimit partiak, por si përfaqësim i Republikës së Kosovës.

Ai tha se presidenti duhet të jetë një figurë gjithëpërfshirëse dhe jo një kandidat që identifikohet vetëm me një subjekt politik.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika