Kurti pas takimit me Dendias, paralajmëron thellimin e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar një cicërim në rrjetin e tij social Twitter, pas takimit me kreyediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, ku ka thënë se raportet në mes të dyja vendeve janë më të mira se kurrë më parë.  

Sipas kryeministrit kosovar, ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë janë të vendosur që Kosova dhe Greqia të ndërtojnë raporte më të mira dhe më të thella. 

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të kryeministrit, Albin Kurtit. 

“Sot e mirëprita MFA-në @NikosDendias në vizitën e tij të gjashtë në Kosovë. Na pëlqente dreka e punës, po aq sa edhe bisedat e përzemërsishme”, ka shkruar Kurti .  

“Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona janë më të mira tani se kurrë më parë dhe ne të dy jemi të vendosur të ndërtojmë lidhje edhe më të ngushta e më të thella”, ka përfunduar kryeministri. 

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika