Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Tash na presin shumë punë, nuk kemi kohë për të humbur

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se pas funksionalizimit të institucioneve, vendi përballet me shumë punë dhe sfida që kërkojnë angazhim të përbashkët.

Kurti tha se takimi me presidenten e re ishte një mundësi për të diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe përgjegjësitë që i presin institucionet e vendit.

“Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të jetë i rëndësishëm për përballimin e sfidave që e presin Kosovën.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika