Kurti: Pasi të liberalizohen vizat, shpresoj të marrim statusin e vendit kandidat për në BE

"Varet nga ajo dhe nga Këshilli i BE-së që ne të marrim statusin e kandidatit si të fundit në Ballkan. Pasi të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, shpresoj që në vitin e ardhshëm do të fillojmë dhe të punojmë që ta marrim statusin e vendit kandidat", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris teksa u pyet nëse Bashkimi Evropian mund ta ndihmojë Kosovën, tha se u beson dy zotimeve që kanë ardhur nga atje.

“Kemi dy premtime, një prej Von der Leyen për planin e zgjerimit, por kemi edhe një premtim nga Charles Michell se 2030 është viti kur BE-ja dhe Ballkani Perëndimor bëhen bashkë. Kemi kohë dhe kemi substancë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë që të hyjmë në rrugën që është e pakthyeshme. Jo të gjitha shtetet kanë të njëjtin pasion dhe dëshirë për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se vitin e ardhshëm Kosova do të fillojë të punojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Jam takuar me Von Der Leyen dy herë. Një herë në Athinë, pastaj në Prishtinë. Shpresoj shumë që të kemi një pjesë të madhe të planit të rritjes. Më 15 dhjetor e dorëzova aplikimin për anëtarësim e Kosovës në BE dhe kam kërkuar nga Von Der Leyen që të ma dërgojnë pyetësorin, pyetjeve të cilave me durim do t’u përgjigjemi. Varet nga ajo dhe nga Këshilli i BE-së që ne të marrim statusin e kandidatit si të fundit në Ballkan. Pasi të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, shpresoj që në vitin e ardhshëm do të fillojmë dhe të punojmë që ta marrim statusin e vendit kandidat”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika