Kurti: Pasuria e pajustifikuar është përfitim i padrejtë, i thellon pabarazitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konfiskimi i pasurisë së paligjshme do të krijojë barazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar 66 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan pro Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Kurti e ka publikuar një grafikë ku shihen hapat që janë kaluar dhe ato që duhet të kalohen për të hyrë në fuqi ky ligj.

“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka thënë se pasuria që fitohet paligjshëm vetëm thellon pabarazitë në shoqëri.

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka thënë ai.

May be an image of text

Gjatë ditës për këtë çështje është deklaruar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se vota pro ligjit është një moment i rëndësishëm për drejtësinë sikurse edhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo në një intervistë për emisionin FIVE të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se ky projektligj ka për qëllim që të verifikojë së pari pasurinë e pajustifikuar të zyrtarëve në Kosovë, dhe se në momentin kur ajo nuk mund të justifikohet konfiskohet nga Gjykata Themelore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika