Kurti për Asociacionin: Mos të harrojmë përvojën e hidhur në Bosnjë, Beogradi dëshiron një tjetër Republikë Srpska

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Dhe mos ta harrojmë përvojën e hidhur nga Bosnjë dhe Hercegovinë, 14 komuna me shumicë serbe u bënë bashkë në 8 prill 1991, në janar të 1992 shpallen pavarësinë, ne shkurt të atij viti bën kushtetutën e tyre dhe pastaj e patëm luftën dhe në fund Republikën Srpska”.

Kështu ka deklaruar duke ritheksuar pozicionin e tij kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin turk “TRT”.

Kurti theksoi se qëndrimet e tij kundër themelimit të Asociacionit nuk janë arbitrare dhe personale, por, janë të bazuara ën vullnetin popullit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ës shtetit të Kosovës.

Kryeministri theksoi se Asociacioni mund të themelohet vetëm aps njohjes reciproke.

“..ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejt, dhe ajo çka unë po paraqes si kushte dhe parime për çdo lloj Asociacioni, nuk janë qëndrime të mia arbitrare ose personale. Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë ato të cilat më bëjnë të deklarojë që duhet të kemi njohje e reciproke dhe vetëm pastaj mund të kemi çdo lloje Asociacioni”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika