Kurti për audio-incizimin: Organet e drejtësisë të merren me të, është i gjymtuar, i redaktuar me interpretime paraprake partizane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar audio-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ku ka thënë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë audio-incizimi, pasi sipas tij ai është i gjymtuar dhe i redaktuar nga interpretime paraprake partizane. “Së pari, aty shefja e grupit parlamentar dëgjohet disa sekonda […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar audio-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ku ka thënë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë audio-incizimi, pasi sipas tij ai është i gjymtuar dhe i redaktuar nga interpretime paraprake partizane.
“Së pari, aty shefja e grupit parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë se çfarë po dëgjojnë e që qartazi është një incizim i cili është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të”, ka shtuar Kurti.
Sipas tij, Kusari-Lila e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend.
“Shefja e grupit parlamentar natyrisht jo vetëm që komunikon me shefat e grupeve të tjera parlamentare, por e ka për detyrë për çdo projektligj që e siguron Qeveria e Kosovës të përpiqet që të sigurojë sa më shumë vota në mënyrë që sa ma e madhe të jetë shumica atëherë” .
“Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe”, ka thënë Kurti.
“Unë as që kam komunikuar e as takuar ndonjëherë personin në fjalë. Keni kujdes sa i përket luftës hibride që bëhet nga Serbia”, ka theksuar Kurti.















