Kurti për BE-në dhe SHBA-në: Masa ndëshkuese ndaj meje, ndërsa nga ana tjetër falje për Vuçiqin, kjo është padrejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar BE-në dhe SHBA-në për mungesë të drejtësisë ndaj tij, pasi sipas tij BE-ja dhe SHAB-ja po e falin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, pavarësisht mungesës së sanksioneve të Serbisë kundrejt Rusisë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit më 5 qershor 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërkombëtarët për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, kanë vendosur që ta falin, edhe pse Serbia ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe pas një viti e gjysmë.

Ndërsa Kurti ka thënë se vetëm ndaj tij ka padrejtësi nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua. Me masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se  presidenti i Serbisë ka favore nga “Brukseli dhe Uashingtoni [pasi] e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje”.

“Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika