Kurti për Bloomberg: Nuk pranojmë shtyrje tjetër të reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të pranojë shtyrje tjetër të vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Foto: Bloomberg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër veçse të arrijnë marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Ai në një intervistë për mediumin “Bloomberg”, ka thënë se “ka ardhur koha” që një gjë e tillë të realizohet gjatë mandatit të tij qeverisës.

“Duhet të kemi një marrëveshje dhe mendoj se është koha që kjo të ndodhë gjatë mandatit të qeverisë sonë”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë është shprehur optimist për një mundësi të tillë, e cila sipas tij, mund të ndodhë në vjeshtë të këtij viti.

“Po e shoh një mundësi. Këtë vjeshtë do të mësojmë nëse do të shkojmë atje. Kjo vjeshtë është vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, shtoi Kurti.

Sa i përket mundësisë së shtyrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të targave dhe dokumenteve me Serbinë, Kurti është shprehur i vendosur se një vendim i tillë nuk do të shtyhet më.

“Pres që 1 shtatori të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme. Por, nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej tre mijë e 800 trupash të NATO-s, do ta ndalojnë”.

Kryeministri ka folur edhe për ndërprerjet e energjisë elektrike duke thënë se “ne mund të përballemi me ndërprerje të energjisë”.

Se 1 shtatori do të jetë një ditë normale në Veri të Kosovës, e ka pohuar edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak.

Kur pyetet se a është kërkuar nga Kosova shtyrja e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve për tri deri në gjashtë muaj si opsion, ai nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Një takim shumë i rëndësishëm për ne me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” u tha Lajçak gazetarëve pas takimit të tij me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ndonëse ka mbetur më pak se një javë kohë deri më një shtator, kur Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e vendimeve për riregjistrim të automjeteve me targa serbe në RKS dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë, tashmë veçse kanë filluar vizitat ndërkombëtare në Kosovë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Qëllimi i tyre është që të bisedojnë me palët për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, përpara një shtatorit.

Të mërkurën e 24 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika