Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Kurti, në një prononcim për gazetarët, ka thënë se është në komunikim me kryetarët e partive opozitare, njofton Dukagjini.

Kurti nuk ka dhënë detaje tjera veçse ka thënë se sapo të ka rezultate nga ky komunikim do t’i njoftoj mediat.

“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate iu njoftojmë”, u shpreh Kurti.