Kurti për deklaratat e Bërnabiqit: Çfarë ka thënë ajo pa dyshim është një zvogëlim, deformim, e pavërtetë e padurueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka mohuar gjenocidin në Kosovë dhe shifrat e të vrarëve dhe të dhunuarve seksualisht në Kosovë. Ai ka thënë se deklaratat e Bërnabiqit janë zvogëlim, deformim dhe të pavërteta të padurueshme

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka mohuar gjenocidin në Kosovë dhe shifrat e të vrarëve e të dhunuarve seksualisht në Kosovë.

Kurti ka përmendur të vrarët shqiptarë të cilët kanë qenë të varrosur në varrezën masive në Batajnicë, kurse ato që Bërnabiq ka thënë i quajti “të pavërteta të padurueshme”.

“Çfarë ka thënë ajo pa dyshim është një zvogëlim, deformim, e pavërtetë e padurueshme. Veç në Batajnicë janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve, veç në një varrezë masive. Në Serbi gjithsej në varreza masive janë zhvarrosur 950 shqiptarë. Ndoshta e ka pasur fjalën për këtë. Nuk mund të thuhet 900 për gjithë luftën që është zhvilluar në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se në Batajnicë të Serbisë sot nuk ka asnjë pllakë përkujtuese që tregon për trupat e varrosur e të zhvarrosur të shqiptarëve, ndërsa ka theksuar faktin që presidenti serb pikërisht në këtë vend pranoi armatimin nga Rusia e Kina.

“Në Batajnicë sot është poligon i qitjes për ushtrinë dhe policinë serbe, nuk ka asnjë pllakë që thotë se këtu janë zhvarrosur 744 kufoma nga Kosova, që janë varrë në Kosovë, janë varrosur në Kosovë, janë zhvarrosur e varrosur në Serbi dhe janë zhvarrosur sërish e varrosur. Për më tepër në të njëjtin poligon presidenti serb ka mirëpritur ardhjen e armatimin nga Kina dhe Rusia”, ka thënë kryeministri.

Ndër të tjerash, Kurti ka shtuar se Bërnabiq ka tendencë t’i minimizojë krimet, por se qasjen e tillë tha se Kosova e ka të njohur nga mohimi i masakrës së Srebrenicës nga serbët.

“Bëhet fjalë për rreth 20 mijë gra e vajza por edhe djem e burra të përdhunuar dhe ka organizata kombëtare e ndërkombëtare që e dëshmojnë këtë. E kam vërejtur që kryeministrja e Serbisë ka tendencë të thotë se kanë ndodhur krime, por shumë më pak. Ajo e kupton që është pozicion i pambrojtur nëse thotë se në Kosovë nuk ka ndodhur krimi. Këtë qasje të Beogradit e kemi parë më herët në raport me Bosnjën, ku edhe masakrën e Srebrenicës nuk e mohojnë por thonë se nuk është numri i saktë i të vrarëve”, përfundoi Kurti.

Së fundmi, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në Forumin e Prespës në Ohër ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid ndaj shqiptarëve dhe po manipulohet me numra, në luftën e fundit.

Vlen të theksohetse që nga ardhja në pushtet, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar në disa raste padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika