Kurti për deklaratën e deputetit Geci: Lufta ishte e drejtë, besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth deklaratave të deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili gjatë seancës plenare u shpreh se ish-presidentin Hashim Thaçi “e pret i njëjti fat si Naim Murseli”, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kurti, para gazetarëve, tha se për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, duke shtuar se janë të bindur për një luftë të drejtë dhe në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e GP-së së VV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është një gjykatë jo e drejtë. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë… Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpreu fjalën deputetit… Unë jam vetëm kryetar i VV-së dhe kryeministër, nuk jam edhe ndonjë kryetar i ndonjë komisioni disiplinor”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika