Kurti për Ditën e Punëtorëve: Nga 25 mijë vende të punës, 4 mijë nga to janë gra të punësuara

Kryeministri Albin Kurti, në Ditën e të Drejtave të Punëtorëve ka folur mbi përpjekjet e qeverisë lidhur me përmirësimin e kushteve për punë në Kosovë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka thënë se përpjekja për të drejtat e punëtorëve vazhdon, ka përmendur të arriturat e qeverisë aktuale duke krahasuar me ato të mëparshmet.

Ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij, nga 25 mijë vende të punës të hapura, deri më tani janë punësuar rreth katër mijë gra.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, angazhimin njëvjeçar të qeverisjes së tij si kryeministër e ka quajtur “prerje të qartë dhe kthesë të madhe për historinë e padrejtësive nga e kaluara”.

“Për këtë u angazhuam në këtë një vit qeverisje. Në të gjitha fushat, e sidomos në të drejtën për punë e punësim të dinjitetshëm. E filluam me sigurimin e kushteve që mundësojnë e lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës, e që përafrojnë tregun e punës me arsimin profesional”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

I pari i ekzekutivit, derisa ka renditur një sërë aktivitetesh, ka thënë se ka ende shumë punë deri në arritjen e plotë të objektivit të tyre për drejtësi e punësim.

“Pas 11 vitesh i hapëm rrugë ngritjes së pagës minimale. Miratuam në Qeveri e dërguam në Kuvend projektligjin për pagën minimale. Pra, rritje e pagës minimale për të gjithë në 264 euro bruto e 250 neto, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë. Paga prej 250 euro nuk do të tatohet, ashtu siç edhe kishim premtuar. Ndikimi nga lirimi prej shkallës së parë tatimore kap vlerën prej 16 milionë euro, dhe prek afër 300 mijë punëtorë të Republikës”.

Në anën tjetër, Kurti e ka përmendur edhe pakon e ringjalljes ekonomike, ku siç theksoi, mbi një mijë punëtorë janë rikthyer në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu, ai ka thënë se mbi katër mijë punëtorë, burra e gra kanë përfituar nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar.

“Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat me shumën e njëhershme prej 100 euro. Rreth 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë përfituar, e në sektorin privat do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë”, ka shtuar ai.

Përgjatë një viti qeverisje, kryeministri Kurti ka thënë se janë bërë edhe shumë punë të tjera për burrat dhe gratë punëtore, por, sipas tij, përherë mbetet hapësirë për të bërë më shumë.

“Mes efekteve të pandemisë dhe të luftës në Ukrainë që po e ndikon mbarë botën e sidomos Evropën, kemi bërë çmos që pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë të preken sa më pak e ta përballojnë sa më lehtë këtë krizë të dyfishtë”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë, për Kurtin, qeveria, arsimi, bizneset duhet t’i lidhin dijen dhe punën, në mënyrë që të rritet vlera dhe përvoja.

Ndryshe, më rastin e kësaj dite, të dielën e një majit është mbajtur një protestë në komunën e Prishtinës, nën thirrjen “Liri, Barazi, Solidaritet”, e organizuar nga blloku antikapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ilustrim

Krahas kësaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, qeverisja Kurti është konsideruar si paaftësi që po thellon krizat.

“Është kjo qeveri që me veprimin dhe mosveprimin e saj po i inkurajon qytetarët që ta lëshojnë vendin. Është paaftësia qeverisëse ajo që po i thellon krizat”.

Kështu është shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Paaftësia qeverisëse po i thellon krizat”

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika