Kurti për fitoren e BNE-së: Bad News vetëm për kundërshtarët
Pas fitores së ekipit kosovar, Bad News Eagle, në turneun më të madh të CD:GO IEM Rio Major në Brazil, duke mposhtur ekipin brazilian 00Nation, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka thënë se BAD Neës janë vetëm për kundërshtarët. […]





Pas fitores së ekipit kosovar, Bad News Eagle, në turneun më të madh të CD:GO IEM Rio Major në Brazil, duke mposhtur ekipin brazilian 00Nation, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka thënë se BAD Neës janë vetëm për kundërshtarët.
“Bad News Eagle, ama Bad News vetëm për kundërshtarët. Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parëm që shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation. Suksese në garën tjetër sonte”, shkroi Kurti.

Kjo ndeshje u zhvillua në formatin “B01” në mapin “Vertigo”, ku BNE fitoi më rezultat të bindshëm prej 16 me 3.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Rigoni me 21 eliminime gjithsej, por të gjithë lojtarët patën paraqitje fantastike.
Fituesi i këtij turneu merr 500 mijë dollarë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 12:3, kurse në pjesën e dytë, BNE nuk i lejuan brazilianët të fitojnë asnjë raund, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 16:3.
Ekipi i BNE është i përbërë nga pesë lojtar: Dionis Budeci (Sinnopsyy), Flatron Halimi (Juanflatroo), Rigon Gashi (RigoN), Genc Kolgeci (Gxx) dhe Sener Mahmuti (SENER1).




















