Kurti për Fondin Sovran: Projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend

Si “projekti më i madh ekonomik në vend ndonjëherë” është cilësuar Fondi Sovran nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, ky i fundit ka thënë se me Fondin Sovran, Kosova do të jetë pjesë e trendeve të botës.

“Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend ndonjëherë. Këtë muaj janë bërë fiks gjashtë vjet prej kur për herë të parë dhamë propozimin e bashkë me të edhe zotimin për Fondin Sovran. Prej atëherë, ai ka qenë pjesë e secilës platformë tonë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1. Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do të barten nga Qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe të përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën Qeverinë më të vogël, por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare. 170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”, ka shkruar Kurti.

Ky i fundit bëri të ditur se të martën, në mesin e mbi 500 personave, u prezantua edhe projekti i grupit punues, drejtuar nga Rrezarta Pllana.

“Të dielën e 7 majit, në bashkorganizim me FES mbajtëm konferencën për themelimin e Fondit Sovran. Projektligji që tashmë ka kaluar edhe konsultimet publike, shpejt do të miratohet në Qeveri. Sot në sallën 506 të mbushur plot, para deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivistë e ekspertë të pavarur, së bashku me anëtarë të kabinetit të Qeverisë, e përkrah anëtarëve të grupit punues për hartimin e koncept-dokumentin, në krye me profesorin Besnik Pula dhe grupin punues juridik të drejtuar nga koordinatorja Rrezarta Pllana, prezantuam e diskutuam për atë që do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka shkruar ai.

94 asete me vlerë dhe 1 mijë e 549 toka në zona të ndryshme kadastrale me rreth 48 mijë hektarë tokë mund të konsiderohen se kanë potencial për t’u bartur në Fondin Sovran.

Kështu kanë bërë të ditur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ndonëse për televizionin Dukagjini kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh me Ligjin për Fondin Sovran, ata kanë filluar të mbledhin informacione për astet që mund të kalojnë në pronësi të tyre.

Aty shtohet se nga këto prona janë miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, toka bujqësore të të gjitha kategorive e të tjera dhe po i koordinojnë veprimet me Qeverinë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika