Kurti për homazhe në Kaçanik, i nderon të rënët për liri

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, i ka kujtuar 28 dëshmorë dhe 32 viktima civile që u vranë nga forcat serbe në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut, 25 vjet më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kaçanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut, ku u vranë 32 civilë.

Më i vjetri ndër ta ishte Nebih Livoreka, i cili i kishte 105 vjet.

Në këtë betejë kishin rënë heroikisht edhe 28 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në mëngjesin e 9 prillit të 1999, Kaçaniku ishte zgjuar i rrethuar nga forca të mëdha të ushtrisë dhe policisë së Serbisë, që sulmonin popullatën civile, duke granatuar nga të gjitha anët. Në mbrojtje të tyre dolën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u përballur me forcat e armatosura serbe. Në Betejën e Rakocit dhe Betejën e Lagjes së Re, u zhvilluan luftime të ashpra. Në mbrojtje të popullatës civile ranë 28 dëshmorë”, ka shkruar Kurti.

Kurti i përmendi edhe katër gra dëshmore: Emsale Frangu, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Mukadeze Lika-Muhaxheri.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria do të punojë për një vend ku mbizotëron paqja e drejtësia.

“Në këtë datë, nderojmë 28 dëshmorë dhe 32 viktima civile, martirë të vrarë në Rakoc dhe Lagje të Re. Me përkushtimin për ta ruajtur trashëgiminë e luftës çlirimtare, duke nderuar sakrificat e popullit të Kosovës për liri, punojmë me vendosmëri për një Kosovë të paqes, të drejtësisë dhe përparimit”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika