Kurti për humbjen e Kosovës: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka komentuar humbjen e Kosovës nga Rumania në futboll duke thënë se “nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi”.

Ai ka thënë se tashmë është koha që të mbështeten lojtarët që shpesh “na kanë ngritur në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre”.

Sipas Kurtit, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kosova u mposht nga Rumania 3:0 të premten në Prishtinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika