Kurti për kërkesën e Serbisë: Nuk kanë ku të vijnë në Kosovë, ata ushtarë të gjorë serbë

"Nuk kanë ku të vijnë në Kosovë, ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra, më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kërkesën e Serbisë për dërgimin e një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për kërkesën e Serbisë për dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, ka thënë se kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës.

Ai ka theksuar se “nuk kanë ku të vijnë në Kosovë, ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra, më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”.

Sipas Kurtit, kjo kërkesë e tyre drejtuar KFOR-it, flet më shumë për ata sesa për Kosovën.

“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale, e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet”, ka deklaruar Kurti.

“Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pasur dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë natyrisht, që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vijnë në Kosovë, ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë” ka vijuar ai.

Ndërsa, sa i përket pranisë së barrikadave në veri të vendit, Kurti ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë.

“Sveçla nuk është duke qëndruar në Prishtinë, është në Mitrovicë tërë kohën, çdo ditë është në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave. KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga ne. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikadat e tilla”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, më 16 dhjetor, Serbia ia ka dorëzuar kërkesën fizike KFOR-it, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar këtë kërkesë nga Serbia dhe se është duke e shqyrtuar.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Ndryshe, Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor, paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

 

Kur do të hiqen barrikadat në veri – deklarohet kryeministri Kurti

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika