​Kurti për krizën e mundshme me energji: Po angazhohemi që ta kalojmë sa më lehtë dimrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas paralajmërimeve se do të ketë krizë energjetike në gjithë Evropën përfshirë edhe Kosovën, ka thënë se janë duke punuar që të kalohet sa më lehtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se janë duke punuar që sezoni i dimrit të jetë sa më i lehtë për qytetarët e Kosovës sa i përket mundësisë së një krize të re me energji.

Këto komente i pari i qeverisë i ka dhënë për Kosovapress, ku ka thënë se janë duke bërë gjithçka që munden në mënyrë që një krizë e re eventuale të kalohet sa më lehtë.

“Duke pasur parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vijnë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Tutje kryeministri i Kosovës, u shpreh se janë duke punuar që t’i rrisin kapacitetet e Kosovës A dhe B, në mënyrë që kur të rritet kostoja e energjisë të ketë sa më shumë prodhim vendor të energjisë.

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor”, u shpreh kryeministri.

Kreu i ekzekutivit po ashtu foli edhe për rezervat e qymyrit, sipas tij Kosova ende nuk është e gatshme që të heqë dorë nga qymyri në mënyrë që të ruhet ambienti.

Kurti tha kjo nuk mund të ndodhë njëherë, të paktën deri sa të kalojë kriza botërore me energji.

“Ne kemi shumë qymyr, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, kryeministri i Kosovës tha se nuk e përjashton prapë subvencionimin e qytetarëve nëse kthehet prapë kriza me energji.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika