Kurti për marrëveshjen për targa: Nuk kemi cenuar asnjë substancë të vendit tonë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS me shpejtësi prandaj sipas tij kjo është arsyeja pse nuk është pranuar "kërkesa e ndërkombëtarëve për shtyerjen e afatit kohor për targa për 10 muaj"

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e 24 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se arsyeja se pse nuk e ka pranuar kërkesën e ndërkombëtarëve për shtyerjen e afatit kohor për targa për 10 muaj është sepse kjo sipas tij do të tregonte “paaftësinë e shtetit të Kosovës”.

“Me anë të mungesës së shpejtësisë së konvertimit të veturave, do e pranoja paaftësinë e shtetit të Kosovës. Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, teksa ka shtuar “nëse do thoja si kryeministër që më duhen disa muaj për të konvertuar ato targa ilegale, atëherë do ishte problem”.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave nuk është cenuar asnjë substancë e shtetit të Kosovës.

“Unë besoj që dobia ka qenë shumë e madhe, nuk kemi cenuar asnjë substancë të vendit tonë”.

Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS, kështu duke iu përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili tha se “Qeveria duhet t’i ketë kujdes raportet me ShBA-të dhe BE-në”.

“Fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi për këtë duhet t’i renditni gjërat”, ka thënë Kasniqi.

Ndërsa Kurti ia ktheu “jo fjalën e fundit, por Kuvendi duhet ta ketë fjalën rregulliosht”.

“Unë jam kryeministri më i rregullt në Kuvend, madje më shumë se sa shumë deputetë që vijnë rrallë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se marrëveshja që është dakorduar të mërkurën përmbante dyfishin e tekstit që i ishte prezantuar të hënën.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika