Kurti për martirët e Dragaqinës: Forcat serbe torturuan 11 civilë, pastaj i hodhën në pus
Sot shënon 25 vjetori i vrasjes së 11 civilëve shqiptarë, nga forcat serbe. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se forcat serbe torturuan 11 civilët shqiptarë, e më pas duke i hedhur në pus. “11 burra shqiptarë, pasi i torturuan, i hodhën të gjallë në pus. Më […]
Sot shënon 25 vjetori i vrasjes së 11 civilëve shqiptarë, nga forcat serbe.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se forcat serbe torturuan 11 civilët shqiptarë, e më pas duke i hedhur në pus.
“11 burra shqiptarë, pasi i torturuan, i hodhën të gjallë në pus. Më i riu ishte 49 vjeç e më i moshuari 91 vjeç. Më 21 prill 1999, në fshatin Dragaqinë të Therandës, forcat e armatosura të Serbisë torturuan 11 civilë shqiptarë. Pastaj i hodhën në pus. Pusin e mbushën me mbetje ndërtimore,” ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se trupat e tyre u gjetën pas luftës, rastësisht, kur pronari i pusit kishte filluar të pastroj pusin.
“Kjo është edhe një dëshmi që policët dhe ushtarët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe e plan të detajuar për të kryer krime kundër shqiptarëve, dhe për t’i fshehur ato. Preokupimin më të madh e kanë pasur si t’i zhdukin trupat. Hedhja në puse, djegiet, zhdukjet, rrëmbimi i kufomave, e forma të tjera ҫnjerëzore të dëmtimit dhe zhdukjes së trupave, e faktojnë këtë,” shkruan Kurti.
“I përkujtojmë sot martirët e Dragaqinës.
E kujtojmë përditë sakrificën dhe dhembjen që përjetoi populli ynë për lirinë që e gëzojmë.”















