Kurti për masakrën e Poklekut: Të njoma janë plagët nga gjenocidi i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të njoma plagët e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë nga gjenocidi serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 23 vjetorit të masakrës së kryer në Poklek dhe Çikatovë të Drenasit, ka thënë se plagët që ka lënë gjenocidi serb në Kosovë, ende janë të njoma.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto krime, as nuk mund të zhduken kurrë, e as të harrohen.

“Në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër të Drenicës, të njoma janë plagët nga gjenocidi i Serbisë. Mbeten dëshmi radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra”, ka shkruar Kurti.

Foto nga masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Ndonëse pjesa më e madhe e viktimave në këtë masakër ishin fëmijë e gra, sipas kryeministrit Kurti, për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi mosha.

“23 vjet më parë forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Midis tyre, pesë foshnja, nga gjashtë muaj e deri në dy vjeç”, ka shtuar ai.

I pari i ekzekutivit ka potencuar se pasi i vranë, trupat e viktimave të Masakrës së Poklekut i dogjën bashkë me shtëpitë.

“Disa i dogjën dy herë e disa i hodhën në puse. Ndërsa trupat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi”.

Fotografi të viktimave në masakën e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Këto, sipas tij, ishin përpjekje të forcave të armatosura serbe “për të zhdukur gjurmët e krimit të Serbisë në Kosovë”.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, ka thënë se kjo masakër tregon qëllimin e qartë të regjimit serb të atëhershëm, për të shfarosur popullin shqiptar në Kosovë.

Ajo, pas homazheve  në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, ka theksuar se kujtimi për të rënët do të jetë i përhershëm dhe se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi për ta.

Ndërkohë, të shtunën e 17 prillit, janë bërë 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, komuna e Drenasit , ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë.

Vetëm në fshatin Poklek, kanë mbetur të vrarë 54 persona. Sipas të mbijetuarve, nga 54 viktimat e kësaj masakre, 24 prej tyre kanë qenë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra fëmijë e pleq.

Osmani: Masakra në Poklek e Çikatovë – dëshmi që Millosheviqi deshi ta shfarosë popullin shqiptar

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika