Kurti për masat ndëshkuese të BE-së: Po na dëmtojnë në aspektin socio-ekonomik

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve, granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja", ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës, po e dëmtojnë vendin në aspektin socio-ekonomik.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen “Bloomberg”, gjatë qëndrimit të tij në Slloveni në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve, granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Ato po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, u shpreh Kurti.

Ai ka theksuar se të dyja palët duhet të ndjekin një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet përpara se aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Evropian.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.

Për Kurtin, kthimi në marrëveshjen e miratuar nga të dyja palët në mars, është e vetmja rrugë përpara.

“Marrëveshja është ende në tavolinë,” tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika