Kurti për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje: Shenjë e kontrollit të Beogradit, BE duhet ta dënojë shkeljen e marrëveshjes bazë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të komunave veriore paraqet një shenjë të qartë të kontrollit të Serbisë. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se kjo paraqet një shkelje të Marrëveshjes Themelore, dhe si e tillë, duhet dënuar nga Bashkimi […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të komunave veriore paraqet një shenjë të qartë të kontrollit të Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se kjo paraqet një shkelje të Marrëveshjes Themelore, dhe si e tillë, duhet dënuar nga Bashkimi Evropian.
“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Beogradit. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes bazë”, ka deklaruar ai.
The Serbian List refused to participate in local elections in 4 northern municipalities of 🇽🇰 this April. This is a clear sign of Belgrade’s control over the party & nonstop interference in 🇽🇰's domestic affairs. The EU must condemn this prompt violation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023
Gjatë së mërkurës, shefi i ekzekutivit është pyetur nga gazetarët edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që parashihet të mbahen më 23 prill. Kurti u bëri thirrje të gjithëve për aplikim në zgjedhjet në komunat veriore.
“I ftoj të gjithë kandidatët politikë të cilët dëshirojnë të angazhohen në vendin tonë që ta shfrytëzojnë ditën e fundit për kandidim përmes aplikimit për zgjedhjet e 23 prillit. Shumë me rëndësi që të gjithë ata që dëshirojnë të përfaqësojnë politikisht interesat e qytetarëve për të aplikuar. Unë nuk kam bërë thirrje për kthim në institucione, por kam bërë për aplikim të ri për të gjithë ata që janë të interesuar, jo vetëm në politikë, por edhe shërbim publik, të gjithë serbët e kanë të drejtë si qytetarët e Kosovës”, kishte thënë Kurti.
“Atij që e hodhi uniformën e Kosovës nuk i them kthehu dot”, ka vijuar Kurti, teksa ka thënë se me informatat që ka nga Ministria e Punëve të Brendshme aplikimi i serbëve në institucionet e Kosovës këtë kohë vetëm po vjen duke u rritur.















