Kurti për objektin e Ambasadës së Kosovës në SHBA: Dëshmi e fortë e aleancës tonë
Të enjten, më 23 maj, është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në ShBA, i cili është blerë kohë më parë. Në përurim morën pjesë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, si dhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli. Ndërkaq, këtë […]
Të enjten, më 23 maj, është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në ShBA, i cili është blerë kohë më parë.
Në përurim morën pjesë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, si dhe ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli.
Ndërkaq, këtë të premte, kryeministri Albin Kurti iu gëzua këtij momenti, duke thënë se objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë dhe shtëpi e përhershme e Kosovës atje.

Sipas tij, përurimi i saj mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është “simbolikë e thellë dhe dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”.
“Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e Ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e ‘Massachusetts’, apo siç njihet ndryshe ‘Rruga e Ambasadave’. Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.















