Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka nënshkrimet, s’mundet as me apliku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se problemi në procesin e zgjedhjes së presidentit qëndron te refuzimi i opozitës për, siç tha ai, “ofertën gjeneroze” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se nuk mund t’i jepen poste politike dikujt që nuk i ka marrë votat nga qytetarët, duke shtuar se institucionet duhet të funksionalizohen nga legjislatura aktuale dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

Sipas tij, PDK duhet ta pranojë realitetin politik dhe faktin se ka 22 deputetë në Kuvend, ndërsa ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.1% të votës popullore.

Kurti tha se i ka propozuar PDK-së një marrëveshje për rishpërndarje të posteve, përfshirë edhe një “rokadë” ndërmjet pozitave institucionale, si pjesë e një kompromisi politik.

“Pranimi rezultatit nënkupton që PDK-ja ta kuptojë që janë 22 deputetë, janë një e treta e mazhorancës dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë sepse LVV ka arritur 51.1% të votës popullore dhe ky është një rezultat i paparë dhe prandaj në vitin 2026 duhet të sillemi në përputhje me këtë rezultat. Unë i kam ofruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që të bëhet një rokadë në mes kryetares aktuale që është edhe ushtruese e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu dhe nënkryetarit të PDK-së që në këtë rast është Vlora Çitaku. Pra, lirisht PDK-ja le ta bënë kryetar të kuvendit Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun dhe Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare e kuvendit dhe vazhdojmë tutje”.

“Neve na është thënë qe s’mund të bashkëqeverisim, sepse po i mbani tri pozitat, ne i tham po i mbajmë dy pozita pra. Ata nuk i kanë as nënshkrimet për Presidentin. Nuk munden as me apliku, e po dojnë me hi në punë”, ka deklaruar tutje ai para mediave.

Të fundit nga rubrika