Kurti për propozimin për kryeparlamentar: Nesër do të jemi në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për nesër.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendit, Kurti është përgjigjur shkurt:

“Nesër e kanë thirr seancën e Kuvendit, ne do të jemi aty”, ka thënë ai.

Kurti nuk ka dhënë detaje nëse në seancën e nesërme do të bëhet një propozim konkret për postin e kryetarit të Kuvendit./EO

Të fundit nga rubrika