Kurti për raportet me Osmanin: Nganjëherë kemi dallime, por nuk janë të patejkalueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani nuk mungon ndonëse ndonjëherë në raportin e tyre mund të ketë dallime. Kryeministri Kurti ka thënë se diskutime e dallime nuk ka vetëm me Osmanin, por edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani nuk mungon ndonëse ndonjëherë në raportin e tyre mund të ketë dallime.
Kryeministri Kurti ka thënë se diskutime e dallime nuk ka vetëm me Osmanin, por edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por siç thotë ai nuk janë “të patejkalueshme”.
“Kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Letra e kryediplomates, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës në mes të majit – e pakoordinuar me Presidencën – ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të drejtojë kritikat kah Qeveria.
“Krisje” mes Kurtit e Osmanit? – Presidenca nuk e përkrah letrën drejtuar KiE-së















