Kurti për rregulloren e BQK-së: Do ta intensifikojmë fushatën informuese, synimi jonë nuk është të ndëshkojmë

"..Ne do ta intensifikojmë fushatën tonë informuese, komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose edhe kanë nevojë ta ridëgjojnë që dinari në Kosovë nuk po ndalohet, mirëpo nuk lejohet si mjet pagese, Kosova e ka euron", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të intensifikohet fushata informuese në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Në një deklaratë para gazetarëve pas homazheve te ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, që vdiqën gjatë protestës së vitit 2007,  Kurti ka thënë se ky vendim është marrë nga BQK që është institucion i pavarur i Kosovës dhe se fushata informuese e komunikuese do të vazhdojë për të gjithë ata që kanë nevojë ta ridëgjojnë që dinari në Kosovë nuk po ndalohet, mirëpo nuk lejohet si mjet pagese pasi Kosova ka valutën euro.

“BQK është institucion i pavarur, e ka marrë vendimin. Ne do ta intensifikojmë fushatën tonë informuese, komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose edhe kanë nevojë ta ridëgjojnë që dinari në Kosovë nuk po ndalohet, mirëpo nuk lejohet si mjet pagese, e ka euron, Ashtu qysh janë konvertuar edhe targat KM në RKS, edhe konvertimi i dinarit do të bëhet në euro”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, periudha tranzitore shërben që të mos ketë ndëshkim e dënim për ata që ende janë duke përdorur dinarin e jo të ketë përhapje paniku e alarmim që siç thotë ai po vjen nga Beogradi.

“Unë besoj që alarmimi që vjen me idenë e përhapjes së panikut vjen ng aBeogradi, ne bëjmë informimin e drejtë, e kemi një periudhë tranzitore në kuptimin që nuk dëshirojmë të ndëshkojmë ata që kanë ende dinari, por të formalizojmë e institucionalizojmë financat në vendin tonë, prandaj edhe do ta kemi këtë fushatë e cila besoj se po i jep rezultatet e saj”, ka vijuar ai.

Kurti ka theksuar se BQK i ka shkruar letër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe se janë duke pritur për një përgjigje.

“Këtë muaj do ta intensifikojmë fushatën informuese, nuk është qëllimi im të ndëshkojmë askënd që i kanë qëlluar dinarët, mirëpo duhet të bëhet konvertimi në euro. BQK i ka shkruar letër Bankës Kombëtare të Serbisë, ata duhet të kthejnë përgjigje. Në këtë shekull pas çlirimit kemi kaluar te euroja evropiane, dinari ka qenë shekullin e kaluar”, ka theksuar ai.

Rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

BQK-ja e përsëriti të premten se rregullorja e saj nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe se nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga ajo.

Në mbledhjen në OKB, të thirrur nga Serbia, Kurti mbrojti vendimin e BQK-së, që parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, por Vuçiqi e cilësoi këtë vendim si “sulm” ndaj popullatës serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika