“Kurti për shkak të përvojës së vogël që e ka në qeverisje, ende është duke menduar sikurse opozitar”
Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, ku qytetarët serbe të cilët nuk i kanë ndërruar targat e paligjshme “KM” në të ligjshme “RKS”, do të qortohen nga Policia e Kosovës deri me 21 nëntor të vitit 2022, dhe pas kësaj datë do të gjobitën deri më 21 janar […]





Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, ku qytetarët serbe të cilët nuk i kanë ndërruar targat e paligjshme “KM” në të ligjshme “RKS”, do të qortohen nga Policia e Kosovës deri me 21 nëntor të vitit 2022, dhe pas kësaj datë do të gjobitën deri më 21 janar të vitit 2023. Por nga kjo datë deri me 21 pillë do të këtë targa provues dhe pas kësaj datë s’do të këtë të tilla më.
Sipas Sadikut, Qeveria Kurti II, ka bërë mirë kur i ka modifikuar vendimin se shmangia e skenarëve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në interes të Kosovës.
“Kryeministri Kosovës, Albin Kurti për shkak të përvojës së vogël që e ka në qeverisje, ende është duke menduar sikurse opozitar”, ka deklaruar Sadiku.
Më tej, ai ka sqaruar se si Kurti e ka kuptuar se presioni i bashkësi ndërkombëtarë është shumë i madhe investimin e tyre që kanë investuar në Kosovë, nuk mund ta prish asnjë kryeministër sipas Sadikut.
Situata aktuale politike në Kosovë ka të bëjë më sigurinë e Ballkanit dhe sipas tij, kjo ishte arsyja e pse Sekretari Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) të telefonojë.
“Raportet e tensionuar në Veriun e Kosovës, kanë të bëjnë në përgjegjësi më situatën gjeopolitike e gjeostrategjikë të Ballkanit Perëndimor ”, ka deklarua ai.
Ndërkohë ai ka thënë se misioni i KFOR-it është i mbështetur në rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), KFOR-i është aktori kryesorë që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë.
“Atëherë i bie që ma zotë shtëpie është KFOR-i në Kosovës sesa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, ka përfunduar ai.




















