Kurti për sindikatat: Janë sjellë me mua sikurse buxheti të jetë pronë e imja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist, ka thënë se nuk është e vërtetë që qeveria e tij nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimet e veta.

Kurti është shprehur se i ka dhënë disa propozime për sindikalistët, dhe se sipas Kurtit, këta të fundit kanë thënë se do të konsultohen me anëtarësinë nëse do t’i pranojnë apo jo, por një gjë të tillë sipas Kurtit nuk e kanë bërë, sepse menjëherë në konferencë për media kanë deklaruar se greva do të vazhdojë.

Kurti ka thënë se Jasharajt dhe kolegëve të tij u ka propozuar që të jenë pjesë e diskutimeve në lidhje me Ligjin e Pagave.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot, për të cilët ata neve na premtuam se do ta pyesin anëtarësinë. Porsa dolën nga takimi, deklaruan se greva vazhdon, kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore e diskutimeve publike për ligjin mbi pagat dhe ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do të fillojë diskutimi publik”, ka thënë ai.

Kurti bëri të ditur se kanë kërkuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, që bashkë me qeverinë ta bëjnë reformën në sistemin pensional.

Po ashtu, Kurti tha se do t’i shtojnë rreth 10 milionë euro për barnat esenciale.

“Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK do ta bëjmë reformën e sistemin pensional në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme duke e hequr atë pragun famëkeq. Dhe tjetra u zotuam që te barnat esenciale do të shtojmë 10 milionë euro. Unë nuk e di cfarë anëtarësie është ajo e cila reduktohet ndoshta në një telefonatë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se Këshilli Grevist ka kërkuar nga 100 euro shtesë dhe se nuk i kanë pranuar 50 eurot e ndara nga qeveria.

“Kanë kërkuar 100 euro, ka qenë zero, ne u kemi thënë 50, ata ose krejt ose hiç, nuk është e mirë kjo logjikë e shantazhit”, ka thënë Kurti.

“Nuk i bëhet bojkot e grevë shtetit, sepse shkolla është shteti”

Kurti, tutje tha se sindikatat janë sjellë me të sikurse buxheti i Kosovës të jetë i tij.

“Dhe ata me mua janë sjellë thuajse buxheti i Kosovës është para e imja, ato janë para të qytetarëve, më thonin na ndihmo si vëlla, si vëlla të ndihmoj privatisht, unë jam kryeministër, ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla. Insistimi i tillë është moskokëçarje për shëndetin financiar, shoqëror e ekonomik. Kanë kërkuar 100 euro, ka qenë 0 ne kemi thënë 50, por o krejt o hiç, nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe e bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri”, ka thënë ai.

Kurti i është përgjigjur kësaj kërkese duke thënë se ai ka lëvizur dhjetë herë. Ai ka kërkuar nga mësimdhënësit që të kthehen në shkolla dhe ta ndalin grevën.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë kam lëvizur të paktën 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave dhe nevojave të sindikatave dhe të punëtorëve të arsimit, pikërisht për këtë arsye edhe njëherë kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla, të parët mësojnë e të dytët japin mësim. Nuk bën bojkot e grevë shtetit, sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim e dialog, dhe më së miri kjo gjuhë u pa sot”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se Ligji i Pagave, i cili sipas tij do të hyjë në fuqi së shpejti, do t’i zgjidhë problemet që kanë sindikatat.

“Problemi që kemi nuk është për shkak të dialogut e komunikimit”

 Ndërkaq, Kurti ka potencuar se deklaratat se nuk ka pasur komunikim dhe dialog nuk qëndrojnë.

Sipas tij, probemi aktual nuk vjen si pasojë e mosdialogimit dhe komunikimit.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim e dialog, dhe më së miri kjo gjuhë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të dialogut e komunikimit”, ka thënë ai.

I pari i qeverisë ka deklaruar se gjatë takimit për të disatën herë i është thënë që të ndihmojë dhe të dalin prej kësaj situate edhe Qeveria edhe Sindikatat.

“Unë besoj që në situatë të vështirë nuk është as SBASHK as Qeveria, por arsimi, dhe unë jam këtu që ta ndihmoj arsimin. Nuk mund të zhvillohet dialog social me preukopim prioritar për përfaqësuesit e organizatave të cilët e zhvillojnë dialogun social”.

Projektligji për Pagat në sektorin publik – në dëgjim publik këtë javë

Kreu i ekzekutivit ka njoftuar se konsultimet brenda qeverisë për Projektligjin për Pagat në sektorin publik në këtë javë do të lëshojë zyret e qeverisë në mënyrë që të vihet në diskutim publik.

Ai ka deklaruar se në Projektligjin e ri për Paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

Sipas Kurtit, në këtë projektligj mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

Projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik në këtë javë. Në këtë javë lëshon zyrat e qeverisë dhe vihet në diskutim publik. I kemi marrë të gjitha kërkesat e tyre në Projektligjin e ri për Paga, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika