Kurti për sulmet ndaj policisë: Zero tolerancë ndaj strukturave ilegale të Serbisë

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i ka quajtur terroriste dhe se për qëllim kishin vrasjen

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i ka quajtur terroriste dhe se për qëllim kishin vrasjen.

Kështu është shprehur Kurti para mediave, pas homazheve pranë shtatores së dëshmorit Zahir Pajaziti, ku ka theksuar nuk do të ketë tolerancë nga Qeveria e Kosovës ndaj strukturave ilegale të Serbisë.

“E kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte terrorist meqë me plumba e gramnata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale. Me strukturat ilegale të Serbisë me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë as një gramë tolerancë nga Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e as policia”, është shprehur Kurti.

Pamje të sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri

“Nga këto sulme kanë pasur për qëllim të vrasin por fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz”.

Ai ka potencuar se ky rast u përket organeve të rendit që të bëjnë hetimet mbi ata që e bënë sulmin dhe të zbardhin rastin.

“U takon organzeve të rendit të bëjmë hetimet mbi ata që bënë sulmin për të zbardhur rastin por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çka duhet të ndërmarrim në vijim në mënyrë që të pamundësojmë sulmet e tilla”, shtoi ai.

Në anën tjetër, të shtunën e 16 prillit, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar Kosovën me raketa anti-tank ”Javelin” dhe ”NLAW”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç kishte deklaruar se është mjaft e shqetësuar për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

”Kurti thotë se ne po armatosemi, ndërsa dikush tjetër po e armatos atë. Unë jam e shqetësuar se sa mbështetje ka pasur ai që serbëve të mos i lejojë të drejtën themelore për të votuar, fillimisht në referendum dhe pastaj në zgjedhje”, tha Bërnabiç.

Ndërkaq, Kurti ka kërkuar që deklaratat “të cilat vijnë nga Beogradi”, nuk bën assesi që të merren si fakte.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Natyrisht që ne e kemi shtuar buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind, por për të gjitha hapat e mëtujeshëm duhet t’i merni informatat nga Ministria e Mbrojtjes, nga ministri Mehaj, Qeveria e Kosovës dhe jo nga Beogradi, nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë edhe më shumë e që ta kuptoni s’duhet t’iu besoni më asnjëherë”, shtoi Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti është pyetur edhe për marrëveshjen e reciprocitetit të targave, ujdi kjon që do të skadojë më 21 prill të këtij viti.

Sipas Kurtit, ajo që është e padiskutueshme është parimi i reciprocitetit.

“Me datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshin vesh për targat, e di që parimi për reciprocitetin do të jetë aty, për aspekte teknike e kemi grupin dhe negociatorin që po bisedon që të gjejë zgjdihje. Ajo që di, që është e padiskutueshme e panegociushme është parimi i i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhje të ardhshme”.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

Ndërkaq, sa i përket mundësisë për një tërheqje të mjeteve financiare nga Fondi për Kursime Pensionale, Kurti ka thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje.

“E kemi thënë shumë më herët edhe kur ishin në opozitë edhe tani me pakon e ringjalljes ekonomike e zbusim krizën e cila për shkak se ka faktorë më të mëdhenjë sesa në vendin tonë nuk është e elimuneshme për njëherë por nuk konsiderojmë se duke marrur nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe eksperët kanë thënë se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka thënë ai.

Këto deklarata Kurti i bëri pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ku ka thënë se e kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen e Kosovës si shtet.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Gjatë homazheve, Kurti ishte i shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe bashkëpartiakët e tij.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika