Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të rezultojë me marrëveshje të njohjes reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që dialogu të prodhojë marrëveshje që në vete ka njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë rezultate konkrete për sa i përket njohjes reciproke.

Por, ai ka theksuar se kjo gjë nuk varet krejtësisht nga pala kosovare, ai ka thënë se si kryeministër është i interesuar që dialogu t’i normalizojë marrëdhëniet me shtetin serb.

“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty, përveç se të jenë parimore dhe përmbajtësore, në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke me qeveri. Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua, gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme,” ka thënë kryeministri.

Kurti foli edhe për reciprocitetin duke thënë se vendimet për të janë të ligjshme dhe garantojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Ne po i marrim vendimet sovrane, por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndoshë dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për bisedime më 18 gusht.

Agjenda dhe temat e diskutimit nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika