Kurti për takimin me Ramën: Diskutuam për sulmet kibernetike, ishte takim pozitiv e konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur mbi takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar disa nga temat e diskutuara me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media, ka treguar arsyen e takimit të tij me kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, të martën e 13 shtatorit.

Kurti e ka quajtur takim pozitiv e konstruktiv dhe të nevojshëm për shkak të temave të diskutuara.

Ai ka potencuar se tema e parë e diskutuar midis tij dhe Ramës, ka qenë siguria kibernetike, pasi Kosova dhe Shqipëria kohët e fundit janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeminsitrin Edi Rama, dhe ka qenë një takim shumë i mirë, konstruktiv, pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar. E para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë e diskutimit tonë. Isha i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë të dëmshme e kriminale”, ka thënë Kurti.

Pos kësaj, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte edhe situata energjetike.

“Tema e dytë ka qenë sfidat e energjise në javët dhe muajt në vijim në kuptimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe çmimeve të përballueshme”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, tema e tretë e diskutimit sipas Kurtit ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit.

“Sepse takimet e mëhershme të Berlinit janë bërë në kuadër të Znj. Merkel, kurse tash takimi i radhës për herë të parë bëhet nga ekipi i Z. Scholz”, ka thënë ai teksa shtoi se “në drekën e djeshme nuk kemi diskutuar Ballkanin e Hapur. Kemi diskutuar për përgatitjet e Procesit të Berlinit”.

Më gjashtë shtator, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se disa uebfaqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, duke mos specifikuar për cilat bëhej fjalë.

Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi siç është thënë “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika