Kurti për takimin në Ohër: Plani i zbatimit të përmbajë detaje konkrete e të jetë gjithëpërfshirës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve të tij në Parlamentin Evropian është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin, David McAllister.

Temë diskutimi në këtë takim ka qenë edhe takimi në Ohër që do të mbahet të shtunën e 18 marsit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ç’rast Kurti ka theksuar se sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë sipas propozimit evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshjes Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, ka deklaruar Kurti.

Në takim po ashtu është diskutuar edhe për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progresit në vend, që u njoh edhe nga Raporti i BE-së për vendin. Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës”, ka vijuar Kurti.

Gjatë takimit, shefi i ekzekutivit ka folur për përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile.

“E krahas, indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte. Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika