Kurti: Për të arritur paqe të qëndrueshme, duhet të ballafaqohemi me të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një diskutim me temë "Kapërcimi i ndarjes: një bisedë e guximshme" të organizuar nga një organizatë britanike. Në këtë diskutim, ai ka shprehur bindjen se procesi për të kapërcyer ndarjen dhe arritjen e paqes së qëndrueshme është një mekanizëm i shëndetshëm për përparim shoqëror dhe njerëzor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm në diskutimin e organizuar nga një organizatë nga Mbretëria e Bashkuar, diskutim ky i titulluar “Kapërcimi i ndarjes: një bisedë e guximshme”.

Sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti ka thënë se ky ballafaqim për paqe të qëndrueshme është “proces i shërimit dhe mekanizëm i shëndetshëm për përparim shoqëror dhe njerëzor”.

“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet. Kjo do të thotë që institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen”, ka shtuar Kurti.

Për punën e institucioneve në këtë drejtim, Kurti ka bërë të ditur se Kosova është në fazën e përfundimit të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale dhe është në procesin e themelimit të Institucionit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Tutje ai ka theksuar se ka “rritur buxhetin e zyrës së Prokurorit Special në departamentin e krimeve të luftës në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale, dhe kemi plotësuar kornizën ligjore që mundëson gjykimin në mungesë për krime të luftës në përputhje me standarde ndërkombëtare si dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës në Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës”.

“Ky organizim në fokus kishte bashkëbisedimin ndërmjet Jo Barry, që ka humbur babanë e saj nga një bombë e shpërthyer nga IRA në vitin 1984, dhe Pat Magee, personi përgjegjës për vdekjen e babasë së Jo Barry. Të dy ndanë tregimin dhe këndvështrimin e tyre mbi rolin që dialogu mund të luaj në shërimin dhe ballafaqimin me të kaluarën. Për tash e 20 vjet, Jo Barry dhe Pat Magee vazhdojnë të takohen dhe së bashku kanë folur në mbi 300 raste të ndryshme e në platforma të shumta për rreth botës”, ka përfunduar njoftimi nga ana e Zyrës së Kryeministrit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika