Kurti për të rënët nga masakra në Saradran të Istogut: Vetëm drejtësia i mbyll plagët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut

Në 25-vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

Në një postim në Facebook, Kurti thotë se dëshmitari i gjallë, Naim Elshani, ua ka rrëfyer tmerrin e asaj dite.

Kreu i ekzekutivit thotë se vetëm drejtësia mund t’i mbyllë plagët.

“Nderuam kujtimin e tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe. Vetëm drejtësia i mbyllë plagët, duke i vendosur prapa grilave të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët. Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri”, shkroi Kurti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika