Kurti për urën e Ibrit: Jemi duke i bërë punët e shtëpisë, po presim raportin final

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se janë duke bërë trajtimin e raportit preliminar për urën e Ibrit dhe se janë në pritje të atij final.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se konsultimet për këtë çështje janë duke vazhduar teksa ka theskuar se hapja e kësaj ure është liri e lëvizjes e kjo është e drejtë themelore si në Kosovë, ashtu edhe në BE.

“Jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë e urës, teksa presim raportin final dhe deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës si në BE”, ka deklaruar Kurti.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika