Kurti për vdekjen e ish-kryeministrit japonez: Ishte mik i Kosovës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ka thënë se Abe ka qenë një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Kurti në një postim në Twitter, ka shkruar se Abe ishte lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës.

“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e ish-kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, shkruan Kurti.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Abe.

Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se Abe ishte një lider i shquar që ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni.

“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

“Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi është qëlluar me armë të premten, përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Policia ka bërë të ditur se një burrë 41-vjeçar i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre në qytetin perëndimor të Narës është arrestuar, transmeton “Reuters“.

Ndër të tjera, policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Tetsuya Yamagami, banor në Nara. Mediat thanë se ai kishte shërbyer në ushtrinë japoneze.

Pasi u qëllua me armë, vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika