Kurti për vizitën e Bërnabiqit: Të vijë ta shohë si funksionon një shtet demokratik e i pavarur

Pas prezantimit të pakos për përballimit të inflacionit, Kryeministri Kurti ka komentuar vizitën që pritet të bëj homologia e tij, Bërnabiq në Kosovë. Ai ka cilësuar Kosovën një shtet më demokratik sesa Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si në një shtet demokratik i cili është edhe më demokratik se Serbia gjithsesi, por madje edhe më i pavarur se Serbia”.

Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës kur është pyetur për vizitën e paralajmëruar të homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiq.

Përgjatë një konference për media krahas Ministrit të Financave, Hekuran Murati me të cilin prezantoi pakon për përballimin e inflacionit, Kurti ka komentuar vizitën e Bërnabiq, vizitë kjo që pritet të realizohet të hënën.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se “Serbia për ne nuk është shtet që njihet” gjersa ka theksuar se reciprociteti tashmë është i vendosur, dhe si i tillë do të vazhdojë gradualisht deri në një reciprocitet të plotë.

“Deri në një njohje reciproke, de do të vendosim një reciprocitet gradual”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se momentalisht, të dyja shtetet janë në mosnjohje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika