Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit tejkalon një parti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ndodhet para një periudhe vendimtare për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se partitë politike kanë përgjegjësi për përmbushjen e detyrimeve të tyre pas zgjedhjeve të fundit.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura gjatë muajve të fundit kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme.

“Më 7 qershor, për herë të tretë në më pak se 16 muaj, patëm zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të parat, ato të 9 shkurtit 2025, ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit të plotë katërvjeçar. Ndërsa dy proceset pasuese zgjedhore, të dyja të parakohshme në dhjetor e veçmas në qershor, kanë qenë të evitueshme dhe të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka mirëpritur caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas Kurtit, partitë politike tani ndodhen përballë përgjegjësisë për formimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes së vendit.

Kurti ka theksuar se për formimin e legjislaturës dhe ekzekutivit të ri nevojitet shumicë e thjeshtë, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet një përfshirje më e gjerë politike, për shkak të kërkesave kushtetuese.

“Caktimi i datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Albulena Haxhiu, është i mirëpritur. Partitë politike, secila sipas hises që populli i ka dhënë, gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Kemi dy javë, më së shumti, deri te fillimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, para se të kalojmë te zgjedhja e qeverisë së re dhe më pas edhe e presidentit ose presidentes së Republikës. Për legjislaturën dhe ekzekutivin e ri, siç e dimë, nevojitet shumica e thjeshtë. Ndërkaq për presidentin ose presidenten, së paku në dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para 15 vjetëve, kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij ose të saj i tejkalon një parti politike.

Në këtë frymë, saktësisht dy javë më parë, më 10 korrik, zhvillova takime konsultative me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, sërish shprehim keqardhje që Aleanca nuk e pranoi ftesën. Teksa koha ecën, veprimet politike dhe interesi shtetëror duhet të vihen në rend të parë”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika